Britney Spears shpjegon arsyen pse poston shpesh foto topless

Mediale Vip

Britney Spears shpjegon arsyen pse poston shpesh foto topless

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 19:07
Britney Spears

Këngëtarja Britney Spears ka postuar disa foto topless së fundmi në llogarinë e saj në Instagram.

Shumë fansa, megjithëse mbështesin postimet e mëparshme të këngëtares, u shqetësuan me postimet e përsëritura topless, duke besuar se imazhet nuk po postohen nga vetë Britney.

"Para se t'ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim ... Unë dua që ju të kuptoni mendimet e mia rreth ekspozimit të lëkurës time ", shkroi Spears. "Sipas mendimit tim është shumë i gabuar mendimi që ccdo grua që është ‘hot’ duhet të mbulohet...!
Unë kam lindur në këtë botë lakuriq dhe sinqerisht ndiej se pesha e botës ka qenë mbi supet e mia dhe kjo më ka bërë ta shikoj veten në atë mënyrë!"
 
"Doja ta shihja veten në një mënyrë më të lehtë ... e zhveshur ... si mënyra se si kam lindur dhe për mua kur shokoj këto fotografi pasi i bëj, më bëjnë të shoh veten në atë formë të pastër. Dhimbja, lëndimi, lotët nuk janë më aty. Unë jam një grua .... një grua e bukur ... e ndjeshme që ka nevojë të shikojë veten në formën time më të pastër".

Spears aktualisht është e angazhuar në një betejë për t'i dhënë fund kujdestarisë prej më shumë se një dekadë që u krijua pas shqetësimeve për shëndetin e saj mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat