Tuna Sejdi dhe Dafina Zeqiri bëjnë paqe përfundimisht

Mediale Vip

Tuna Sejdi dhe Dafina Zeqiri bëjnë paqe përfundimisht

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 07:24
Dafina Zeqiri

“Dafinë moj” mban titullin albumi i ri i Dafina Zeqirit i cili do të lansohet në treg gjatë muajit shtator.

Këngëtarja madje ka zbuluar edhe kopertinën e albumit, ku Zeqiri shfaqet e rrethuar nga delet.

Burime të afërta me këngëtaren bëjnë të ditur se pjesë e albumit “Dafinë Moj” do të jetë edhe Tuna Sejdi.

“Pjesë e albumit do jetë edhe Tuna, ndërsa kënga e tyre është duke u finalizuar”,.

Ndërsa deri tani janë bërë të ditur disa artistë që do jenë pjesë e këtij albumi, si Mc Kresha, Arilena Ara, Buta, Yll Limani, Lyrical Son.

Theksojmë se kanë kaluar plot 11 vite nga bashkëpunimi i Tunës dhe Dafinës me këngën “Vibe”, pasi marrëdhëniet e tyre për vite me radhë kanë qenë jo të mira, por duket se tani dyshja ka gjetur qetësinë, duke lënë pas gjithçka ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat