Fifi tregon sa tatuazheve ka dhe shpalos detaje të reja

Mediale Vip

Fifi tregon sa tatuazheve ka dhe shpalos detaje të reja

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:51
Fifi

Fifi jo rrallë herë hap pyetësor në instagram.

Këngëtarja e dashur për publikun edhe orët e fundit ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj.

Duke qenë se ndodhet në pushime ajo kishte më shumë kohë të merret me pytjet që iu adresuar duke mos iu përtuar përgjigjen.

Një nga pyetjet që iu adresua kishte të bëjë me numrin e tatuazheve.

“Sa tatuazhe ke” u pyet ajo.

9 n’kajmak dhe do shtohen kismet disa e do fshihen disa”, ka thënë këngëtarja.

Nuk dihet ende se për cilat tatuazhe e ka pas fjalën që do të fshihen por kjo do të kuptohet pas një kohe.

Ndryshe, sa i përket jetës private Fifi është mjaft e përfolur për lidhjet e saj ku në bazë të atyre që ka treguar vet ajo jo rrallë herë i është thyer zemra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat