Reagon aktorja e njohur: “Vishemi shkurt, shajmë e pijmë alkool se na pëlqen”

Mediale Vip

Reagon aktorja e njohur: “Vishemi shkurt, shajmë e pijmë alkool se na pëlqen”

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 23:04
Shengyl Ismaili

Shengyl Ismaili së fundmi ka reaguar për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, e cila u keqtrajtua në mënyrë makabre nga dy të rinj, të cilët tanimë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Aktorja përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, i është drejtuar atyre që gjykojnë veshjen apo sjelljen e një vajze e gruaje.

Ismaili ka shkruar se arsyeja pse vishen gratë apo vajzat shkurt, është se ashtu u pëlqen atyre, poashtu edhe dekoltenë mbajnë të hapur, se ashtu u pëlqen.

Shkrimi i saj i plotë:

Per ju qe gjykoni veshjen, sjelljen…

PO, vishemi shkurt, se na pelqen.
PO, mbajm dekolte te hapun, se na pelqen.
PO, bejme botox, tatoo, se na pelqen.
PO, kaniher shajme, se na pelqen.
PO, dalim deri vone kllabave, se na pelqen.
PO, pijme alkohol, se na pelqen.
PO, dalim ne takime me djem, se na pelqen.
PO…
PO..
PO…

Po asnje nga keto PO -te tona, nuk do te thote PO, per juve qe vec punet e juja nuk i kqyrni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat