ABBA-t çmendin fansat me albumin dhe koncertin virtual

Mediale Vip

ABBA-t çmendin fansat me albumin dhe koncertin virtual

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 10:31
ABBA

40 vite pas albumit të fundit, ‘The Visitors” në 1981, ABBA-t rikthehen me këngë të reja. Pas katër dekadash heshtje dhe një vit e gjysmë në pandemi, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson, Agnetha Faltskog dhe Frida Lyndstad, janë gati për të publikuar muzikë të re. E po ashtu edhe të nisin më në fund turin e tyre, një shou të realizuar me teknologjinë e hologramës dhe që ishte në plan që para se covidi të detyronte mbylljen e sallave të koncerteve.

Pikërisht teknologjia e hologramës e bën më të veçantë këtë rikthim që po sjell një ‘revolucion’ në muzikë. Këngët e grupit do të luhen gjatë një koncerti virtual, i titulluar Abba Voyage, i cili do të nisë vitin e ardhshëm në një arenë të ndërtuar posaçërisht në lindje të Londrës.

Duke luajtur gjashtë netë në javë, koncerti do të shfaqë versione dixhitale të anëtarëve të grupit Abba, të shoqëruar nga një grup live që përformojnë 22 hitet e tyre.

Biletat dalin në shitje më 7 shtator duke filluar nga 21 paund.

Të ashtuquajturit Abba-tars janë dizenjuar nga Industrial Light and Magic, kompania e efekteve vizuale që ka krijuar edhe Star Wars.

Më shumë se 850 njerëz punuan në rikrijimin e Abba-s, duke përdorur teknologjinë e kapjes së lëvizjes për të skanuar çdo moment.

“Agnetha, Frida, Benny dhe Bjorn u ngjitën në skenë para 160 kamerave dhe pothuajse po aq elementëve të VFX dhe ata performuan çdo këngë në këtë shfaqje, në mënyrë perfekte për pesë javë” – shpjegoi producenti Ludvig Andresson.

Grupi ishte shkrirë në 1982, për tu ribashkuar në 2016-ën, vetëm për një event privat, në rastin e përvjetorit të 50 të takimit të parë mes Bjornit dhe Benny-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat