Rita Ora rikthehet në Los Anxhelos, duket me stil unik

Mediale Vip

Rita Ora rikthehet në Los Anxhelos, duket me stil unik

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 11:44
Rita Ora

Këngëtarja e njohur postoi disa fotografi në Instagram.

Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura shqiptare me famë të gjerë ndërkombëtare.

Ajo për momentin po banon në Los Anxhelos prej ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria por edhe nga jeta profesionale.

Këngëtarja shqiptare njihet ndërkombëtarisht si një nga artistet me stilin më të veçantë të cilin e shpreh përmes paraqitjeve të zakonshme.

Ajo vishet me markat më luksoze teksa merr vëmendje me çdo paraqitje publike. Së fundi ajo u shfaq në rrjete sociale nga Los Anxhelosi pas rikthimin nga New York, ku mori pjesë në Met Gala.

Rita postoi disa fotografi në Instagram ku shihej me veshje të pazakontë, teksa tregonte përditshmërinë e saj.

Ajo kishte veshur një bluzë ngjyrë rozë të cilën e kombinoi me fundin me print gjarpri, duke aksorizuar dukjen me kapelë jeshile dhe çantë blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat