35 vite së bashku, ndërron jetë bashkëshorti i Tom Ford

Mediale Vip

35 vite së bashku, ndërron jetë bashkëshorti i Tom Ford

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 22:40
Tom Ford

Bashkëshorti i Tom Ford është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Ishte vetë Tom Ford që njoftoi ndarjen nga jeta të bashkëshortit të tij prej 35 vitesh, Richard Buckley.

Richard vdiq për shkaqe natyrale në shtëpinë e tij dhe pranë në momentet e fundit të jetës kishte djalin e tyre.

60 vjeçari Ford, i cili ka një pasuri me vlerë 500 milionë dollarë, u takua me Buckley në një shfaqje të modës në New York në 1986.

Ata qëndruan të lidhur për më shumë se tre dekada dhe u martuan zyrtarisht në vitin 2014 menjëherë pasi martesa brenda të njëjtit seks u legalizua në SHBA

Çifti gjithashtu ka një djalë tetëvjeçar, Alexander John ‘Jack’ Buckley Ford

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat