Don Xhoni së shpejti vjen me këngë të re?

Mediale Vip

Don Xhoni së shpejti vjen me këngë të re?

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 23:16
Don Xhoni

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, prej disa ditësh ka qëndruar në Evropë duke zhvilluar edhe turneun e tij jashtë shtetit.

Derisa po përjeton evenimente të mëdha e të mbushur me plot njerëz, ai nuk harron t’i mbajë të azhurnuar fansat që i kanë qëndruar besnik që nga fillimi.

I njëjti siç ka paralajmëruar është në përgatitje të projektit të ri dhe bën me dije se do ta ‘thyejë rrjetin sërish’.

Në një postim të fundit të publikuar në InstaStory, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) thekson se brenda disa ditëve do të sjellë këngën e re.

“Jam gati për të thyer internetin sërish brenda disa ditëve. Shënoni këto fjalë”, ka shkruar ai.

Nuk dihet nëse është fjala për bashkëpunimin me reperen Loredana Zefi a po për një këngë solo.

Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim se çfarë befasie po përgatit 21-vjeçari. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat