Daniel Craig: James Bond nuk mund të jetë një grua

Mediale Vip

Daniel Craig: James Bond nuk mund të jetë një grua

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:02
Daniel Craig

Filmi “No Time to Die” do të dalë përfundimisht këtë muaj dhe ky është një projekt mjaft i rëndësishëm pasi shënon dhe lamtumirën e Daniel Craig në rol pas pesë filmave që luajti spiunin e zgjuar. Spekulimet rreth asaj se kush do ta marrë rolin ikonik të 007 kanë filluar dhe shumë njerëz duan të shohin një grua në këtë rol.

Edhe pse një grua mund të jetë në gjendje të japë të njëjtën performancë së kërkuar nga Bond, ka nga ata që besojnë se personazhi duhet të jetë një mashkull. Vetë Craig ka dhënë një opinion për këtë çështje.

Aktori foli për “Radio Times”, ku tha se ky rol nuk duhet t’i jepet një gruaje.

“Përgjigja për këtë është shumë e thjeshtë,” tha ai. “Thjesht duhet të ketë pjesë më të mira për gratë dhe aktorët me ngjyrë. Pse një grua duhet të luajë James Bond kur duhet të ketë një pjesë po aq të mirë sa James Bond, por për një grua?“, shtoi më tej aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat