Rihanna përcjellë një mesazh me anë të veshjes

Mediale Vip

Rihanna përcjellë një mesazh me anë të veshjes

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 00:02
Rihanna

Ajo zgjodhi disa prej emrave më të njohur në botën e showbizz-it për të debutuar linjën e saj të re në shfaqjen e tretë të “Savage X Fenty”, në Los Angeles, të enjten (23 shtator).

Dhe Rihanna, u kthye në ‘rrënjët’ e saj për të regjistruar muzikë të re në studion e saj në New York, të premten (24 shtator), për të përgatitur albumin e saj të nëntë, shkruan DailyMail.

Miliarderja u fotografua në rrugën drejt studios, teksa përveç stili të saj të veshës, vëmendjen mori edhe një deklaratë që shkruante në bluzën e saj të bardhë, të cilën e kombinoi me një palë xhinse dhe çizme ngjyrë ari.

“Mendo derisa është ende legale”, shkruante në një mbishkrimin e bluzës së yllit nga Barbadosi, e cila bën zhurmë sa herë që deklarohet për një çështje.

33-vjeçarja kombinoi dukjen me një çantë të bardhë dhe aksesor të vendosur në qafë, dhe duar.

Rihanna ka qenë në fokus të medieve këto ditë pas lansimit të shfaqjes “Savage X Fenty Vol.3”, me shumë emra që morën pjesë si: Cindy Crawford, Irin Shayk, Gigi Hadid, Emily Ratajkowski, Nas, Ricky Martin dhe Normani.

Ylli i hitit “Work”, e cila po punon për albumin e ri, ka thënë për AP se ky album do të jetë shumë më ndryshe se çdo projekt i lancuar më parë nga ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat