Demi Lovato këngën ia kushton mikut që i vdiq nga droga

Mediale Vip

Demi Lovato këngën ia kushton mikut që i vdiq nga droga

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 22:43
Demi Lovato

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, e ka publikuar këngën e saj më të re “Unforgettable (Tommy’s Song)”.

Ajo këtë projekt ia ka kushtuar mikut të saj i cili ka vdekur para dy vjetëve nga varësia e drogës.

People shkruan se ajo këngën ia kushtoi Tommy Trussell III, i cili kishte vdekur në tetort të vitit 2019.

Dy vjet më parë e kam humbur dikë që ishte gjithçka për mua. Emri i tij është Tommy dhe ai ishte një njeri i veçantë dhe shumë i bukur”.

Unë e kam shkruar këtë këngë për të kur e kuptova se ai e humbi betejën e tij me varësinë ndaj drogës”, ka thënë Lovato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat