Pas akuzave për punësime politike në RTK, reagon edhe Fatmir Spahiu

Mediale Vip

Pas akuzave për punësime politike në RTK, reagon edhe Fatmir Spahiu

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 23:30
Fatmir Spahiu

Aktori i është kundërpërgjigjur Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxhës.

Ai e ka akuzuar aktorin dhe producentin se ka angazhuar në një serial vendor bashkëshortin e ish-Kryetarit të Klinës, Sokol Bashotës, duke i sjell asaj të ardhura mujore pa qenë aktorë.

“Qe një shembull qysh janë angazhuar artistët në RTK. Gruaja e ish-kryetarit të Klinës, Sokol Bashota, pa qenë fare aktore është paguar me një mijë euro pagë mujore për angazhim në një serial. E kur te publikohen të hyrat në total që i ka realizuar Bufi prej RTK-së, do ta kuptoni pse ka vajtuar ai sot për RTK-në çfarë është sot. Një muaj punë e Bufit, gjashtë muaj punë e një mjeku specialist. E si Bufi si mjeku specialist paguhen prej taksave publike”, ka shkruar Fadil Hoxha.

Më vonë, Fatmir Spahiu, ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në Facebook duke i kthyer një përgjigjje dhe mohuar akuzat.

Postimi i plotë i Fatmir Spahiut:

“Te nderuar shok e shoqe,
Me paska permend zotriu i cili nuk paska lan mundesine me komentu tek ai prandaj po e beje edhe une nje pergjigjje per to. Per deri sa permend dike, eshte e ndershme me lane mundesine me tu pergjigj.
I nderuar, nuk e di cfare pozite mbane ne Rtk por e dij qe e shane ate institucion me vite.
Une mund ta kuptoj nevojen per politizim te statusit tim paraprak, por sa per info une nuk jam antar i ndonje partie politike, nuk ndjek agjenda dhe mundohem punen tem me bo ndershem. Ju po e qoni do uje krejt dikah tjeter. Nuk eshte pune e jemja qasja e juaj.
Nqs ne RTK ose kudo ne Kosove, gjeni ndonje te hyre financiare per mua qe nuk mbeshtet me ndonje material televiziv faktik, une jam ne gjendje me hjek dore prej profesionit tim. Ne jeten tem rroge badihava nuk kam mare, e as qe e dij at ndjenje. Pra nqs nuk punoj, asnje cent nuk me del ne fund te muajit. A fitoj, fitojme kapak, a eshte lehte, jo nuk eshte!
A jeni ne gjendje ju me bo te njeiten?
Me vjen keq qe hyra ne nje loje qe nuk eshte e imja, por RTK na ka rrit, jemi pagu e kemi jetu nga ajo, Familja Moderne, Kafeneja Jone, Naten, e shume shume projekte tjera jane kult, baze prej te cilave eshte zhvillu skena e serialeve me vone. Jam krenare per cdo sekond qe transmetohet ne RTK e qe une jam pjese. Dhe per kurreshtjen tuaj, ne 90% te rasteve kam qene i ftuar nga menaxhmentet qe kane menduar qe une mund ta jap kontributin tim, tu fillu nga i ndjeri Agim Zatriqi e deri tash. Pra projekt propozim ne RTK une kam sjellur nje here, “Zyrja per gjithcka” qe ju e keni lobuar fuqishem per ta ndalur dhe duke krijuar idene se se bashkepunetoret e jashtem jane e keqja e RTK. Mbase kete qellim e keni akoma, nuk e dij, nuk ju njoh.
E qe jam pagu mendoj qe jam pagu shume ma pak se qe e meritoj, gjithsesi kjo eshte subjektive.
Gjithsesi ju mund ta krahasoni honoraret e mija edhe me sa kg miell mund te blihen, por kjo eshte populliste dhe ndoshta ju shkon juve, nuk e dij.
Eshte paksa e pandershme qe te krahasohem me keqperdorues, sdi pse po e beni kete gje?
Edhe nje here, RTK-es eshte me se lehti ti mshohet tash, se eshte ratë, ne kokerr te shpines, por une nuk e beje, nuk e kalli uren neper te cilen kam kalu.
RTK ka me u ndreq, por jo me njerez si ju.
Bile bile, me keni inspiru me konkuru per drejtor te pergjitheshem ne konkursin e radhes! Besoj do te jemi konkurent!
*Qellimi i statusit paraprak ka qene dhenja e kreditit RTK per ato cka ka bo mire, asesi mbojtja e veprimeve jo ligjore. Hajnat, keqperdoruesit ne burg, dembelat ne shpi.
Te fala keti zotriut.
Me respekt,
Fatmir Spahiu, vajtues!
Aktor i diplomuar,
Regjisor i diplomuar,
Producent i filmave te sukseseshem kosovar.
Antar i akademise europiane te filmit,
Bashkepunetor i jashtem i RTK-es ( me ftesen e tyre ) dhe shume krenarë!
Kete muhabet e mbylle ketu. Perqafime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat