Fifi shpreh sërish interes për Granitin, e pyet se çfarë kërkon ai nga një femër

Mediale Vip

Fifi shpreh sërish interes për Granitin, e pyet se çfarë kërkon ai nga një femër

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 11:36
Fifi, Graniti

Spektakli Big Brother VIP po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe ka bërë për vete publikun me situatat e krijuara nga banorët brenda.

Dy prej konkurrentëve më të komentuar janë padyshim këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti, Granit Cana.

Ata të dy janë treguar të afërt me njëri-tjetrin duke bërë që të përflitet për një lidhje të mundshme mes tyre në të ardhmen.

Është këngëtarja ajo që ka shprehur pëlqim më të madh ndaj Granitit, e i cili nuk ka qëndruar indiferent.

Edhe së fundi, dyshja kanë folur për gjërat që pëlqejnë tek partneri potencial, Fifi e pyeti Granitin se çfarë kërkon dhe çfarë i pëlqen te nga femër.

“Vlerësoj sinqeritetin te një femër dhe kërkojë të më qëndrojë besnike, kjo është kryesorja, thjeshtë nuk kërkojë shumë unë”, ka thënë Graniti.

Ndërsa, Fifi ka vazhduar duke e pyetur se çfarë i pëlqen te një femër, përveç pjesës së fizikut.

“Nuk dua të bëjë shumë pas meje”, është përgjigjur shkurt Graniti, gjë që bëri Fifin të thotë se pse ai po ka dëshirë që ajo të bëjë pas tij, e që u mohua nga ish-futbollisti.

Ndërkohë, kujtojmë që javën që lamë u eliminua shkrimtari Elhaid Cufi, ndërsa ende nuk është bërë asnjë hyrje e re, gjë që është par.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat