Vajza 'çun' e Pitt-Jolie bëhet femërore dhe vesh fustanin e Angelinës

Mediale Vip

Vajza 'çun' e Pitt-Jolie bëhet femërore dhe vesh fustanin e Angelinës

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:13
Shiloh

Angelina Jolie ka provuar para të gjithëve se stili i saj në modë është i pavdekshëm. 46-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq në Los Angeles për përemierën e filmit 'Eternals' këtë të hënë.

Ylli ishte i shoqëruar prej pesë nga 6 fëmijët që ka me ish-bashkëshortin Brad Pitt. Ndërsa djali i tyre 17-vjeçar Pax, nuk mori pjesë.

Shiloh, të cilën e kemi parë gjithmonë me një look mashkullor, ka veshur një tjetër fustan të së ëmës,  me të cilin është shfaqur në një aktivitet në mbështetje të grave në Francë.

Aktorja ka filluar t'i përfshijë fëmijët më shumë në aktivitetet ku merr pjesë, tani që janë rritur pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat