Fjolla Krasniqi paralajmëron rikthimin në muzikë

Mediale Vip

Fjolla Krasniqi paralajmëron rikthimin në muzikë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:25
Fjolla Krasniqi

Në vitet 2000, ndër këngëtaret që spikati në tregun muzikor vendas ishte dhe Fjolla Krasniqi. Me një stil më ndryshe se sa e zakonshmja për atë kohë, Fjolla arriti të bëjë menjëherë për vete publikun.

Mirëpo, në një moment të caktuar ajo vendosi të tërhiqet nga muzika.

Por ndërsa ka kaluar një kohë e gjatë që nuk ka qenë aktive në muzikë, këngëtarja së fundmi ka paralajmëruar rikthimin. Ajo shfaqet në një studio ku duket se ka nisur përgatitjet për një projekt të ri.

Reagimet nga adhuruesit e saj ishin të menjëhershme, të cilët mezi po presin prurjen e re. Sa i përket jetës personale, Fjolla i dha fund beqarisë disa muaj më parë. Fjolla është e njohur më së shumti për hitet si “Dy yjet”, “Nuk të besoj”, “Nuk jam zemërthyer”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat