Semi me lot në sy thotë se Iliri e ngacmoi seksualisht

Mediale Vip

Semi me lot në sy thotë se Iliri e ngacmoi seksualisht

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Gjatë një debati, Semi i kishte ngritur gishtin e mesit balerinit shqiptar, Ilirit.

Kjo gjë ka irrituar tej mase këtë të fundit, i cili e ka quajtur të paedukatë këngëtaren, shkruan Reporteri.net.

Gjatë spektaklit ky moment u shfaq për të gjithë për banorët, ku Iliri tha se ata dy nuk janë shokë që ajo të bëjë këtë veprim.

“Kush nuk jep respekt, nuk mund të kërkojë respekt. Ne kemi dy javë që njihemi, nuk jemi shokë”, tha Iliri.

Derisa, Semi nga ana tjetër tha se gjithçka ka qenë në formë shakaje.

“Ishte gjë për gallatë, gjithçka në formë shakaje. Nuk e prisja që ta merrte kaq seriozisht, ani pse i kërkova falje, por ai nuk e pranoi, por e tëra ishte në formë shakaje, ishte thjesht një gjest kalamaje”, tha Semi.

Në mbrojtje të Semit ka dalur Donaldi, i cili ka thënë se Semi e ka bërë atë në formë të shakasë. Madje ky i fundit u acarua kur pa që Iliri po e sillte ndryshe muhabetin, duke zbuluar edhe detaje nga një bisedë mes tyre.

“Edhe ti ke kaluar disa limite me Semin. Atë ditë po më thoje, ah si është kjo, shife si është kjo te pasqyra”, u shpreh Donaldi.

Opinionisti Hajdari tha se deklarata e Semit që e ka ngacmuar seksualisht Iliri nuk duhet të kalohet si pa ndodhur asgjë.

Sërish për këtë ka reaguar edhe Semi, e cila u shpreh se Iliri e ngacmon me sy gjithë kohës kur ajo kërcen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat