Cilët janë të nominuarit e kësaj jave, misioni vendimtar i leaderit të shtëpisë

Mediale Vip

Cilët janë të nominuarit e kësaj jave, misioni vendimtar i leaderit të shtëpisë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 00:24
BIG Brother VIP Albania

Tanimë konkurentët janë ambjentuar me kushtet e reja të jetesës.

Spektaklin e mbrëmjes së sotme ata do duhet të zgjedhin dy emra dhe arsye për të dërguar në nominim disa prej banorëve të shtëpisë.

Zgjedhja ishte shumë e vështirë për shkak se konkurentët kanë krijuar miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Gjithesesi rregullat e lojës janë të tilla dhe banorët që automatikisht rrezikojnë eleminimin javën e ardhshme janë:
Paloma dhe Semi Jaupaj.

Lideri i shtëpisë i zgjedhur me shumicë votash nga banorët, Iliri, kishte një rol vendimtar në proçeduren e nominimeve të kësaj jave. Atij ju dha mundësia për të nominuar edhe dy konkurentë të tjerë që do t’i bashkohen listës.

Iliri vendosi që këto emra të jenë Kledi dhe Arditi.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat