Çfarë fshihet pas vendimit të Harry-t dhe Meghan-it për largimin nga rolet mbretërore?

Mediale Vip

Çfarë fshihet pas vendimit të Harry-t dhe Meghan-it për largimin nga rolet mbretërore?

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:08
Princi Harry dhe Meghan Markle

Largimi i Princit Harry dhe Meghan Markle-s bëri bujë shumë të madhe, mirëpo cilat ishin arsyet që fshiheshin pas këtij vendimi?

U përfol shumë, ndërsa një prej tyre doli në dritë së fundmi ku aludohet se Princi William mund të ketë qenë një nga arsyet pse dyshja hoqën dorë nga rolet mbretërore.

Andrew Morton, biografi mbretëror ribotoi librin e tij, Meghan:

Një Princeshë e Hollywood-it që përmban intervista shtesë me disa nga familjarët dhe miqtë e Dukeshës së Sussex-it.

Sipas biografit mbretëror, Princi William kishte një ndikim shumë të madh në vendimin drastik të Harry-t dhe Meghan-it për të hequr dorë nga rolet mbretërore.

“Ai kaloi tetë vjet me Kate Middleton dhe ata u ndanë për një kohë para se të martoheshin. Për Harry-n, ishte e menjëhershme kur erdhi puna te Meghan. Por William mendoi se ishte shumë shpejt. Nuk dinte shumë për familjen e saj. Mbaj mend në vitet e para, gjithçka që raportohej për familjen e Meghan vinte nga vëllai dhe motra e saj duke folur në shtyp.“, tha ai.

Kujtojmë se Harry dhe Meghan u tërhoqën nga detyrat mbretërore në mars të vitit që lamë pas. Aktualisht ata jetojnë në Kaliforni dhe kanë bashkë dy fëmijë: Archie dhe Lilibet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat