Kim Kardashian feston sot ditëlindjen dhe dedikimin më emocionues e mori nga e ëma

Mediale Vip

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen dhe dedikimin më emocionues e mori nga e ëma

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:18
Kim Kardashian me nënën

Kim Kardashian feston sot 41-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast kanë vërshuar urimet për yllin.

Në këtë ditë kaq speciale, nuk kishte si të mungonte një urim emocionues nga e ëma e saj, Kris Jenner.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka publikuar disa foto nga momentet e jetës të së bijës së bashku me të, krahas së cilave i ka dedikuar disa fjalë mjaft të ndjera.

“Gëzuar ditëlindjen vajzës sime të bukur @kimkardashian !!!! Nuk mund ta besoj sa shpejt fluturon koha! Ti je në kulmin e jetës me katër fëmijë të mrekullueshëm dhe po jeton jetën tënde më të mirë !! Jeta jote është e mbushur me gjëra të mahnitshme që të pëlqen të bësh, veçanërisht për familjen tënde, fëmijët e tu dhe për të tjerët që as nuk e dinë se po i ndihmon. Ti je gjithmonë në lëvizje, duke bërë gjëra për mua, për vëllezërit dhe motrat e tua dhe për të gjithë familjen. Sa me fat jemi që të kemi në jetën tonë. Ti je nëna, vajza, motra, tezja më e mirë. Faleminderit për këtë udhëtim të mahnitshëm që po bëjmë së bashku, për të qenë partnere në biznes, për ndjekjen e ëndrrave tona së bashku dhe për secilin kujtim që ndajmë së bashku. Unë jam krenare për ty vajza ime e bukur. Jam kaq e bekuar që Zoti më zgjodhi mua të jem mamaja jote dhe të dua më shumë nga sa mund ta marrësh me mend!!! Mami   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat