Aktorja e njohur: Rrjetet sociale nuk më bëjnë të ndihem mirë

Mediale Vip

Aktorja e njohur: Rrjetet sociale nuk më bëjnë të ndihem mirë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:09
Zendaya

Aktorja e njohur Zendaya ka thënë se rrjetet sociale nuk e bëjnë që të ndihet mirë.

Ylli i filmit “Euphoria” ka ndalur postimet në rrjetet sociale, si Twitter dhe Instagram. Kjo, sipas saj, i ka ndihmuar shëndetit të saj mendor sepse lehtësisht binte pre e mendimeve të tepërta kur ajo kalonte shumë kohë në rrjetet sociale.

“Kam qenë fëmijë i turpshëm. Kam zbuluar se qëndrimi në rrjetet sociale nuk më bën mirë, sepse filloj të mendoj më shumë seç duhet”, ka thënë aktorja.

“Fansat më kuptojnë sepse duan që të jem e lumtur dhe të ekzistoj përtej rrjeteve sociale”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, aktorja 25-vjeçare, e cila ka më shumë se 100 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ka thënë se vendimi i fundit për të qëndruar larg medieve sociale e ka ndihmuar shumë që të ndalojë së menduari, sepse është e ngarkuar.

“Nuk kam postuar, fansat ndoshta e urrejnë këtë dhe i kuptoj, por ndihesha e ngarkuar me postimin e gjërave sepse mendoja shumë rreth tyre. Nuk do të kthehem, nuk ia vlen”, ka thënë Zendaya.

Përkundër vëmendjes së madhe në rrjetet sociale, Zendaya është e vendosur që të bëjë atë që i pëlqen sesa t’i dorëzohet presionit dhe pritshmërisë së fansave.

“Më shumë do të bëja atë që dua dhe pastaj të postoja kur kam ndonjë projekt për të promovuar”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, Zendaya së fundmi ka lavdëruar kolegun e filmit “Dune”, Timothee Chalamet. Aktorin e ka cilësuar si “mik shumë të mirë”.

Aktorja luan përkrah Chalametit në filmin e ri. Ajo ka thënë se e vlerëson shumë miqësinë për shkak se ai kujdeset për shqetësimet e saja të përditshme.

“Ai natyrisht se është aktor i talentuar, por edhe person i mrekullueshëm. Sidomos në këtë industri, është mirë të kesh njerëz që kalojnë të njëjtat sfida me ty dhe mund të bisedoni për ato”, ka thënë aktorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat