Bora vendos pikat mbi “i” për afrimitetin mes ish-të dashurit dhe shoqes së ngushtë

Mediale Vip

Bora vendos pikat mbi “i” për afrimitetin mes ish-të dashurit dhe shoqes së ngushtë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 22:36
Bora Zemani

Për të vënë pikat mbi “i” në lidhje me gjithë situatën e krijuar në Big Brother për zërat të një afrimi të tepërt mes Semit dhe Donaldit brenda shtëpisë së Big Brother, ka folur vetë Bora Zemani.

Ish-e dashura e Donaldit dhe shoqja e ngushtë e Semit, ka thënë se Semi po sulmohet padrejtësisht me histori të pavërteta.

“Në fakt nuk ka qenë periudhë e thjeshtë, ka pasur shumë komente e lajme. Edhe fakti që dalin pjesë nga jeta ime, nuk është diçka që e kam përjetuar thjeshtë. E dija që do përfshihesha se kisha dy njerëz të rëndësishëm të jetës time në shtëpine e BB. Unë i njoh mirë të dy, edhe pse janë keqkuptuar, se pesha ka rënë më shumë mbi Semin. Me Semin njihemi prej 15 vitesh, dhe ajo unë dhe një shoqe tjetër jemi motra, kemi kaluar shumë bashkë”.

E kishe menduar se Donaldi dhe Semi do kishin këtë afrimitet?

“Po kështu janë dhe jashtë, po njësoj. Semi kur ka xhan dikë e tregon hapur, e tillë është Semi, kështu ka qenë edhe me Donaldin jashtë. Ne që i njohim e dimë shumë mirë se si janë, pavarësisht se është keqkuptuar”.

Kush po i bie më shumë në qafë Semit?

“Nga situatat e krijuara Iliri patjetër, nuk e justifikoj gjestin e Semit, por mendoj se me Semin po bëhen shumë padrejtësi. S’dua që Semi të dalë nga shtëpia e BB me këto që thuhen për të. Semi nuk ka lidhje fare me çdo gjë që thuhet”.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat