Burri i Halyna Hutchins thotë se ka folur me Alec Baldwin

Mediale Vip

Burri i Halyna Hutchins thotë se ka folur me Alec Baldwin

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 07:49
Halyna Hutchins, Alec Baldwin

Bashkëshorti i Halyna Hutchins, Matthew, ka folur sërish pas vdekjes së kinematografes në xhirimet e filmit “Rust”.

Hutchins, 42 vjeç, vdiq të enjten pasi aktori, pasi Alec Baldwin e vrau aksidentalisht me një armë në Bonanza Creek Ranch në New Mexico, ndërsa i plagosur mbeti regjisori, Joel Souza.

Hutchins u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të New Mexico, ku ajo vdiq nga plagët e marra, sipas departamentit të sherifit. Ndërsa, Souza, 48 vjeç, u shtrua në spital, por përfaqësuesit e tij i thanë Deadline se ai është liruar nga spitali, shkruan People.

Duke folur për Daily Mail të premten, Matthew tha se ai ka qenë në kontakt me Baldwin pas incidentit.

“Kam folur me Alec Baldwin dhe ai na ka mbështetur shumë gjatë kësaj periudhe”, tha Matthew, 38 vjeç, i cili ka një djalë 8-vjeçar me Hutchins.

“Unë nuk mendoj se ka fjalë për të komunikuar situatën. Nuk do të jem në gjendje të komentoj për faktet apo procesin e asaj që po kalojmë tani, por vlerësoj që të gjithë kanë qenë shumë dashamirës”, ka thënë Matthew në një intervistë për Insider të premten.

Në anën tjetër, Baldwin gjithashtu ka folur në lidhje me incidentin, duke bërë një deklaratë në Twitter të premten në mëngjes.

“Nuk ka fjalë për të përshkruan tronditjen dhe pikëllimin tim për aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, gruas, nënës dhe koleges sonë shumë të admiruar”, filloi postimin aktori.

“Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me burrin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna”, ka shkruar aktori

Një burim tha për People se ngjarja tragjike ka qenë “tepër e vështirë” për Baldwin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat