Vajza e Paul Walker publikon momentin prekës me Vin Diesel, që e shoqëroi në altar në vend të babait

Mediale Vip

Vajza e Paul Walker publikon momentin prekës me Vin Diesel, që e shoqëroi në altar në vend të babait

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 09:55
Vin Diesel dhe Meadow Walker

Meadow, vajza 22-vjeçare e aktorit të ndjerë, Paul Walker, u martua me Louis Thornton-Allan në fillim të këtij muaji në Republikën Domenikane.

Të premten pasdite, ajo ndau foto nga ceremonia e vogël martesore, ku kishte pak të ftuar.

Vin Diesel e shoqëroi 22-vjeçaren drejt altarit në vend të babait të ndjerë.

Ka qenë vetë ajo e cila ka ndarë një imazh nga momenti që shoqërohet nga miku i babait të saj. Ajo nxiti thashethemet për fejesë në gusht kur ajo tregoi një unazë diamanti në Instagram.

Kujtojmë që Paul vdiq në vitin 2013 pas një aksidenti tragjik me makinë. Ai ishte 40 vjeç në atë kohë dhe kishte luajtur në gjashtë të parët nga nëntë filmat Fast & Furious së bashku me Vin Diesel.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat