Çfarë tregon kur ai vazhdimisht të shtrëngon qafën me duar për të të puthur

Mediale Vip

Çfarë tregon kur ai vazhdimisht të shtrëngon qafën me duar për të të puthur

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:34
Donaldi dhe Bora

Nga takimi i Borës dhe Donaldit dje në Big Brother Vip (a.k.a takimi më romantik që kemi parë së fundmi në një reality show), s'mund të të mos tërhiqnin vëmendjen disa detaje specifike. Pikë së pari, ishte kimia e dukshme fizike mes tyre dhe së dyti, duart e Donaldit rreth qafës së Borës! 

Ai vazhdimisht i mbante të dyja duart të rrethuara rreth qafës së saj, si për të treguar gjithë pasionin që s'e shprehte dot ndryshe apo për ta "poseduar" gjithë qënien e saj me duart shtrënguar rreth qafës. Gjesti i duarëve është kryesisht gjest tipik i meshkujve mesdhetarë, të cilët kanë tendencë ta shprehin dashurinë në mënyrë paksa agresive, si për të treguar dominancë mbi partneren. 

Çfarë thonë psikologët për një gjest të tillë të gjuhës së trupit?

Padyshim kur partneri prek qafën tuaj me duar gjatë gjithë kohës tregon se është i tërhequr nga ju, po përpiqet t'ju qetësojë ose të dominojë. Ka një sërë arsyesh pse një djalë prek vazhdimisht qafën tuaj, prandaj është e rëndësishme t'i jepni shpjegim duke u bazuar në kontekstin e situatës dhe veprimit.

Ju e tërhiqni seksualisht

Nëse ai e bën vazhdimisht një veprim të tillë, gjuha e trupit nuk gënjen. Eshtë i tërhequr prej jush dhe do ta tregojë këtë duke të prekur ashtu siç dikush tjetër nuk do të guxonte. 

Image

Ai do të shohë si do reagosh ti

Ndoshta prekja me duart mbrapa qafës mund t'i përkësa edhe një tjetër rasti. Ai e bën këtë për të parë si do të reagosh ti kur të kuptosh se ai ndjen për ty, por s'ka ende një reagim tëndin ndaj tij. Duke bërë këtë, ai jep sinjale përmes trupit dhe pret të shohë nervozizëm dhe emocione nga pala tjetër. 

Po tregohet dominant!

Një burrë mund ta bëjë një gjest si ky (sidomos në publik) edhe për t'i treguar të tjerëve rreth e rrotull që është ai dominanti në marrëdhënie. Dominanca mashkullore mund të jetë ndonjëherë edhe shenjë tërheqjeje. Nëse ai tërhiqet seksualisht nga ty, mund ta tregojë këtë përmes një sinjali të tillë që vjen nga gjuha e trupit.

Gjithsesi, nëse është 100% gjest dominance do ta kuptoni kur një gjest i tillë shoqërohet nga sjellje të tjera si:

1. Ai ngre zërin.

2. Prek dhe njerëz të tjerë rreth tij

3. Ndërpret njerëzit kur janë duke folur. 

4. Shtrëngon nofullat herë pas here.

5. Ngrys vetullat

6. Shtrëngimet e duarëve të tij janë të forta

7. Vendos duart dhe këmbët në gjëra që s'i përkasin atij.

8. Pozicionon veten në qendër të gjithçkaje.

9. Imiton vazhdimisht gjestet e tua. 

Merrni në konsideratë sjelljen dhe gjuhën e tij të trupit

Teksa mendoni me vete pse e bën gjithmonë këtë gjest, mendoni pak për sjelljen e tij në përgjithësi, edhe kur është me njerëz të tjerë. Nëse ai ka tendencën të prekë edhe gra të tjera nga qafa dhe gjuha e tij e trupit nuk ndryshon shumë kur ju jeni aty, e bën sepse personaliteti i tij është dominues.

Nëse gjuha e tij e trupit ndryshon vetëm kur ti je aty rrotull, e bën sepse është i tërhequr pas teje.

Mendoni për llojin e marrëdhënies që keni

Nëse keni pak kohë bashkë, prekja e qafës me duart e shtrënguara është sinjal për ta çuar lidhjen më në intimitet.

Nëse keni qenë thjesht shokë dhe duart e tij gjenden papritur rreth qafës tënde, atëherë ai nuk do të jeni thjesht shokë.

Nëse është një djalë që nuk e njihnit më parë dhe e bën këtë në momentin e parë, atëherë ai po tregon se ju pëlqen dhe se është dominant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat