Pjesa që ju iku nga diskutimi i Borës me Donaldin: Më bërtet se ...

Mediale Vip

Pjesa që ju iku nga diskutimi i Borës me Donaldin: Më bërtet se ...

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:59
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj mbrëmë kanë shkëmbyer një puthje në Big Brother VIP.

E pas puthjes, derisa dyshja po përshëndeteshin për pak ndodhi një incident.

Kur Donaldi e kapi në krahë Borën për ta përshëndetur, asaj i shkoi fustani pak lartë.

Në atë moment, i kthehet Bora dhe duke qeshur i thotë të ketë kujdes.   

“…se pastaj më bërtet mua pse tu ngrit fustani”, tha Bora.

Ndryshe, historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas hyrjes së këtij të fundit në Big Brother VIP. Në fillim të emisionit, Donaldi u shpreh se ka mbaruar ajo histori, por gjithçka ndryshoi pas ardhjes së Bora Zemanit aty dhe puthjes që shkëmbyen.

BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat