Flet bashkëshorti i Halyna Hutchins pas vrasjes në sheshxhirim të kinematografes

Mediale Vip

Flet bashkëshorti i Halyna Hutchins pas vrasjes në sheshxhirim të kinematografes

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 16:09
Halyna Hutchins

Bashkëshorti zemërthyer i Halyna Hutchins ka folur sot për “humbjen gjigante” të gruas së tij “frymëzuese” e cila u vra në sheshxhirim nga arma e aktorit Alec Baldwin.

Matt Hutchins postonte një foto të Halyna dhe djalit të tyre tetë-vjeçar Andros me komentet emocionale “humbja jonë është e pamasë”.

“Halyna na frymëzonte të gjithëve me pasionin e vizionin e saj, ajo la një trashëgimi që nuk mund të përmblidhet me fjalë,” shkruante ai.

Familja e gruas tragjike po kërkon tashmë përgjigje për vdekjen absurde, duke thënë se ishin përballur me shumë burokraci që ajo të fluturonte drejt SHBA.

Miqtë e viktimës thonë se babai Antoly e nëna Olga janë të përfshirë nga dhimbja, pasi iu njoftua tragjedia nga bashkëshorti Matthew.

Një mik i saj në Kiev, Ukrainë, ku Halyna ishte rritur, tha: “Familja është në zi por në të njëjtën kohë ata kanë pyetje për të cilat kërkojnë përgjigje”.

“Ata nuk e kuptojnë si mund të ndodhë diçka e tillë, me masat e sigurisë që supozohet se merren”.

Krerët e studiove filmike tremben nga një padi e fuqishme e familjes nëse rezulton se vdekja e saj mund të ishte evituar.

Bashkëshorti Matthew thotë se është duke ngushëlluar djalin e tyre Andros në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Halina ishte diplomuar në universitetin e Kiev për gazetari dhe kishte punuar si producente dokumetnbaresh dhe për BBC.

Dje motra e saj Svetlana, e cila jeton në Indonezi, tha: “Ende nuk e kuptoj dot, e doja aq shumë, ajo ishte shembulli im. Është një dhimbje e madhe për familjen, shpresoj koha do të shërojë dhimbjen tonë”.

Korrespondeti britnaik i The Sun në Moskë, Will Stewart, kishte punaur me Halyna në Kiev.

Ai tha: “Është një lajm i rëndë. Halyna kishte punuar me gazeta e revista britanike dhe ishte e talentuar për dokumentaret.”

“Ajo shkoi më vonë në SHBA me bashkëshortin dhe arritën gjëra të mëdha. Është tragjike që vdiq në këtë mënyrë mizore e të pashpjegueshme, duke bërë punën që adhuronte”.

Minsitria e jashtme e Ukrainës i ka kërkuar diplomatëve në San Francisco të hetojnë rrethanat e vdekjes së saj.

“I kemi kërkuaar konsullatës së Ukrainës në San Francisco të qartësojë rrethanat e ngjarjes e të bashkëpunojë me përfaqësuesit amerikanë. Konsullata do të japë të gjthë mbështetjen për famiajrët e të ndjerës”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat