Eliminohen 3 djem nga Për’puthen, Dori replikon me vajzat: Kam sakrifikuar për ju

Mediale Vip

Eliminohen 3 djem nga Për’puthen, Dori replikon me vajzat: Kam sakrifikuar për ju

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 23:19
Vajzat e emisionit

Djemtë që eliminohen nga Për’puthen pasi vajzat nuk kanë më interes për ta janë Dori, Artani dhe Aleksi.

Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në puntatën e sotme, por disa prej vajzave e cilësuan si një mik shumë të mirë, por asgjë më shumë.

Ndërsa djemtë e tjerë u shprehën duke thënë:

Artani: Përderisa vajzat kanë krijuar kiminë dhe atë që pëlqejnë, nuk ka asgjë të keqe. I uroj shumë suksese në zgjedhjet që kanë. Ishte kënaqësi.

Dori: Falenderoj produksionin që më dhatë edhe njëherë këtë mundësi. Jam mësuar në jetën reale që të jem i sinqertë, i drejtë. Vajzat i dua shumë por janë mësuar të duan djemtë që i shkojnë nga mbrapa dhe shtiren. Akoma në 2021 ankohen për tradhti kur nuk e dinë çfarë duan. Kam sakrifikuar për ju.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat