“Përgatisni valixhet”/ Në shtëpinë e “Big Brother” mbërrin një zarf i zi

Mediale Vip

“Përgatisni valixhet”/ Në shtëpinë e “Big Brother” mbërrin një zarf i zi

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 19:42
Ilustrim

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka mbërritur këtë pasdite një zarf i zi

Ngjyra e tij paralajmëroi një lajm të keq për banorët, dhe ashtu ndodhi.

Rregullat dhe transparenca në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë janë të shenjta, dhe neglizhenca e tyre është e pajustifikueshme.

Konkurentët kanë rezultuar se kanë fikur me qëllim mikrofonët e tyre, veprim i cili është i përsëritur dhe i paralajmëruar.

Për këtë arsye “Vëllai i Madh” vendosi që të 13 banorët të përgatisin valixhet e tyre, teksa do duhet të presin vendimin e rradhës të martën.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat