Banorët aludojnë se Semi e filloi konfliktin me Fifin si provokim

Mediale Vip

Banorët aludojnë se Semi e filloi konfliktin me Fifin si provokim

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 14:01
Ilustrim

Mëngjesi i sotëm ka nisur më komente në lidhje me debatin e mbrëmshëm mes Fifit dhe Semit.

Banorët kanë supozuar se shkak i gjithë konfliktit nuk ishte shkopi i drurit, por refuzimi i Granitit për t’i përgatitur Semit sallatën e frutave.

Të dy debatet ndodhën në afërsi kohore dhe kjo shtoi dyshimin e banorëve se të dy ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

‘’Ajo u hakmorr që Graniti nuk i dha sallatën e frutave, nuk kishte lidhje fare me shkopin’’, tha Monika teksa po bisedonte me Sabianin dhe Arjolën.

Ajo shtoi se veprimi i Semit për t’i kërkuar frutat Granitit ishte i gabuar, “Kur e di që Fifi ka një pëlqim për të, nuk duhet të provokosh dhe të hysh në mes. Nuk ka rëndësi se ata të dy kanë vendosur të qëndrojnë vetëm shokë”.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat