Detaje të reja tronditëse nga ngjarja tragjike në filmin “Rust” dhe minutat e fundit të Halyna Hutchins

Mediale Vip

Detaje të reja tronditëse nga ngjarja tragjike në filmin “Rust” dhe minutat e fundit të Halyna Hutchins

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:00
Alec Baldwin

Aktori Alec Baldwin ishte duke planifikuar heqjen e një revolveri nga këllëfi i tij dhe po e drejtonte nga kamera gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, kur regjisori Joel Souza dëgjoi ‘një zhurmë të fortë’.

Në dokumentin e publikuar rishtazi nga Los Angeles Times, 48-vjeçari tha se arma i ishte përshkruar atij si një ‘armë e ftohtë’. Por, në momentin kur gjuajti me armë goditi në gjoks Hutchins duke e lënë të vdekur dhe plagosi regjisorin në shpatullën e tij të djathtë, sipas një deklarate të detektivit të sherifit.

Halyna u shpall e vdekur në një spital në Albuquerque.

Deklarata e Souza ofroi një dritare të re nga xhirimet e së enjtes, që e kanë lënë Hollywoodin të tronditur duke bërë thirrje për kushte më të sigurta në punë.

"Xhirimet u zhvilluan ndërkohë që gjashtë anëtarë ishin larguar nga seti pasi u ankuan për pagesën dhe strehimin", tha Reid Russell.

Image

Deklaratat e Russell dhe Souza për detektivin ofruan kronologjinë më të detajuar për atë se si ndodhi ngjarja.

Xhirimet filluan vone meqë produksioni kishte punësuar një ekip të ri dhe po punonin vetëm me një aparat fotografik.

Përveç Baldwinit, Souza tha, dy persona po mbanin armët në vendin e ngjarjes: Hannah Gutierrez Reed dhe më pas ndihmësdrejtori Dave Halls , i cili ia dorëzoi armën Baldwin-it, thuhet në deklaratë.

Halls nuk e dinte se kishte fishekë në armën që ia dorëzoi Baldwinit dhe ai bërtiti ‘armë e ftohtë’.

Joel i tha detektivit se kasti dhe ekipi ishin përgatitur për skenën përpara drekës, por më pas bënë një pauzë, ndërsa kur u kthyen nuk ishte i sigurt nëse arma u kontrollua sërish.

Regjisori tha se ai po shikonte mbi supin e Hutchins kur arma u shkrep. Pas kësaj, Hutchins kishte rënë menjëherë në tokë.

Anëtarët thirrën 911 për të kërkuar ndihmë. Mbikëqyrësja e skenarit, Mamie Mitchell shprehu zhgënjimin që një ndihmës regjisor i bërtiti në drekë dhe e pyeti për rishikimet, sipas audios nga një telefonatë 911 e marrë nga The Times.

“Ai duhet të kontrollojë armët”, tha Mitchell në thirrjen 911. “Ai është përgjegjës për atë që ndodh në set”.

Drejtoresha e fotografisë ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare, kurse gjendja e regjisorit amerikan tani është stabile.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat