Babai e qorton ‘live’ Fifin: Ke bërë gabime, nuk të kam mësuar me bo gjeste të tilla

Mediale Vip

Babai e qorton ‘live’ Fifin: Ke bërë gabime, nuk të kam mësuar me bo gjeste të tilla

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 23:51
Fifi me babain e saj

Fifi ka qenë një nga protagonistet e natës së sotme në Big Brother VIP Albania.

Ani pse ishte në krye të debateve të ashpra, për Fifin nuk ka munguar edhe një surprizë e përgatitur nga produksioni.

Në dhomën e rrëfimit, këngëtares nga Kosova i është shfaqur një video ku ajo ka folur për familjen e saj, në veçanti për babain.

Fifi ka treguar se prindërit e kanë mbështetur për çdo gjë, ani pse për hyrjen në Big Brother babai i saj nuk ka qenë plotësisht dakord.

“Është mburoja ime”, u shpreh Fifi në klipin e dhënë.

Këngëtarja ka treguar momentet e vështira që ka kaluar kur ajo u transferua në Shqipëri për të jetuar.

“Nuk i kam pasur 10 mijë lekë për të shkuar në shtëpi”, thotë Fifi derisa lotët nuk i pushojnë.

Në oborr ajo ka takuar babain e saj i cili i ka folur hapur këngëtares duke i thënë se nuk është as ajo që e njeh.

“S’je Fifi që unë e kom pa, nuk të kam mësuar me bo të tilla gjeste. Duhesh me e ndihmu tjetrin e jo me i bo keq. Pse po e lëndon veten. Jeta nuk është me u lëndu. Shumë mirë të kanë folur ata që të thanë”, kanë qenë fjalët e babait për Fifin.

BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat