“Kam qenë në spital psikiatrik në moshën 19-vjeçare”

Mediale Vip

“Kam qenë në spital psikiatrik në moshën 19-vjeçare”

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:24
Monika

Monika dhe Fifi nisën para pak ditësh një lojë, gjatë së cilës ato inskenuan debate të ashpra mes tyre, në mënyrë për të provokuar banorët e tjerë.

Lufta” filloi vrullshëm mes tyre teksa ato aktruan sikur ishin në konflikt mes njëra-tjetrën.

Kjo lojë zgjati më shumë se 24 orë, por pati pasoja tek banorët e tjerë.

Një ndër më të lënduarat që u prek nga “sherri i sajuar” i dy banoreve ka qenë Semi, e cila ka përjetuar një krizë ankthi gjatë një debati me Fifin, e cila mbante gjatë gjithë kohës një shkop druri.

Kjo gjë e ka prekur Semin, e cila nuk është ndjerë mirë as gjatë spektaklit të mbrëmshëm në “BBV” dhe kur është hapur ky diskutim ka “shpërthyer” në lot.

Si pjesë e lojës, edhe Monika është kritikuar nga banorët.

Duke u nisur nga e gjithë situata e krijuar, Monika ka “hapur zemrën” dhe ka treguar një moment aspak të lehtë nga jeta e saj, duke thënë se edhe ajo vuan nga ankthi.

‘’Edhe unë vuaj nga ankthi, unë kam sjellë nëpër duart prangat e babit kur isha ende fëmijë. A e di çfarë do të thotë të shohësh spitalin psikiatrik në moshën 19- vjeçare. Ju jeni artista, por nëse do donit një këshillë nga unë është që të mendonit dy herë përpara se ta thoni fjalën e keqe’’,- i tha ajo Semit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat