Policia gjeti plumbin me të cilin aktori Baldwin vrau aksidentalisht kameramanin

Mediale Vip

Policia gjeti plumbin me të cilin aktori Baldwin vrau aksidentalisht kameramanin

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:52
Homazhet

Sherifi i Qarkut Santa Fe deklaroi sot se autoritetet gjetën një gëzhojë plumbi të shkrepur nga një armë e përdorur nga aktori Alec Baldwin në xhirimet e javës së kaluar të një filmi në të cilin kameramania u vra.

Mendoza dhe prokurorja e qarkut Mary Carmack-Altwies mbajtën një konferencë shtypi gjashtë ditë pasi Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau kameramanen Halyna Hutchins gjatë një stërvitje për xhirimin e filmit “Rust” në New Mexico.

Aksidenti ndodhi teksa Baldwin po provonte një skenë që përfshinte një armë drejt kamerës. Aktori besonte se nuk kishte municion të vërtetë në të.

Deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj askujt nga grupi. Mendoza tha se ishte shumë herët për të folur për këtë, por se kishte një mundësi për të. Më shumë plumba u gjetën në set, shtoi ai.

Autoritetet njoftuan të premten se ndihmësdrejtori Dave Halls tha se arma ishte "e ftohtë", përkatësisht, nuk kishte municion të vërtetë. Hutchins u godit në gjoks dhe regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, në shpatull.

Kameramania u transferua në spital, ku u konstatua e vdekur dhe Souza u lirua nga spitali pas mjekimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat