1 vit pas fejesës, Lana Del Rey i jep fund lidhjes me muzikantin

Mediale Vip

1 vit pas fejesës, Lana Del Rey i jep fund lidhjes me muzikantin

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 16:41
Lana Del Rey

Këngëtarja Lana Del Rey i ka dhënë fund lidhjes me Clayton Johnson, me të cilin u fejua dhjetorin e kaluar. Dyshja u lidhën në verën e vitit të kaluar, pasi u njohën në një aplikacion takimesh.

Këngëtarja u largua nga rrjetet sociale në shtator, duke thënë se donte të fokusohej në “objektiva të ndryshme”. Ndërsa Clayton fshiu një foto të tyre nga Instagrami i tij.

“Ajo është duke punuar për albumin e ri. Bllokimi pati vështirësitë e veta dhe fatkeqësisht ata kanë shkuar në rrugë të ndryshme," -tha një burim.

Lana Del Rey filloi të takohej me Clayton pasi u nda nga polici Sean Larkin.

Më parë, ajo ishte në lidhje me këngëtarin skocez Barrie-James O'Neill për 3 vjet deri në vitin 2014, përpara se të lidhej me fotografin italian Francesco Carrozzini në vitin 2015 dhe me reperin G-Eazy në 2017-ën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat