Morena Taraku thekson linjat trupore nga palestra

Mediale Vip

Morena Taraku thekson linjat trupore nga palestra

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 16:17
Morena Taraku

Ajo gëzon linja të bujshme trupore dhe tanimë ka bërë një fizik të mrekullueshëm.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe modelen e njohura, Morena Taraku, e cila njëherësh është shumë e përkushtuar ndaj palestrës.

Kjo ka bërë që të jetë gjithnjë në formë të mirë e po ashtu të ketë edhe një jetë të shëndetshme.

E njëjta së fundmi ka ndarë një video teksa bën ushtrime në palestër duke theksuar asetet.

Në një tjetër postim të shpërndarë në InstaStory, bukuroshja nga Peja pozon para pasqyrës, gjersa vë më në pah barkun e tonifikuar.

Jo vetëm këtë herë, por Morena komentohet thuajse gjithnjë për fotografitë provokuese që publikon.

Taraku prej vitesh është zhvendosur në Turqi, ku edhe ka ndërtuar jetën e karrierën profesionale.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat