Arilena Ara nesër publikon albumin e ri “Pop Art”

Mediale Vip

Arilena Ara nesër publikon albumin e ri “Pop Art”

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:40
Arilena Ara

Arilena Ara mbetet një prej artisteve më të njohura shqiptare e cila vlerësohet për zërin unik.

Këngëtarja e talentuar prej kohësh ka nis paralajmërimin e albumit të ri për të cilin po punon prej kohësh.

Ndërsa, tani pritjet së fansave të saj të shumët po i vije fundi, pasi këngëtarja nga Shqipëria ka treguar kohën e publikimit.

Përmes një postimi në Instagram, Arilena ka njoftuar se albumi i saj i ri “Pop Art” publikohet nesër (6 nëntor).

“Rriteni volumin dhe bëhuni gati të vallëzoni me albumin “Pop Art”, sepse qëllojani çfarë, publikohet nesër!!! Jam shumë e entuziazmuar”, ka shkruar Arilena në mbishkrimin e postimit, duke bërë të ditur se albumi do të lansohet në të gjitha platformat.

Në postim Arilena ka zbuluar po ashtu këngët që do të jenë pjesë e albumit, në të cilin do të përfshihen edhe bashkëpunim që solli gjatë verës me reperin, Noizy dhe duetin me këngëtaren Dafina Zeqiri që u lansua në muajin gusht.

Ndërsa, krahas këngëve solo, ajo do të sjell edhe një bashkëpunim me reperin, 2po2 dhe një tjetër me këngëtarin, Gjon’s Tears. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat