Koncerti tragjik në SHBA/ Travis Scott vazhdonte performancën megjithëse turma i lutej të ndalonte

Mediale Vip

Koncerti tragjik në SHBA/ Travis Scott vazhdonte performancën megjithëse turma i lutej të ndalonte

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 20:38
Foto

Janë publikuar së fundmi pamje të shumta të koncertit tragjik të reperit amerikan Travis Scott ku spektatorët i luten të ndalojë shfaqjen prej shtypjes së spektatorëve, para se tetë njerëz të vdisnin mes kaosit dhe dhjetra te plagoseshin.

Episodi tragjik i shtypjes kishte vijuar prej më shumë se gjysmë ore para se muzika të ndalonte, duke lënë dhjetra të plagosur dhe njerëz që mezi merrnin frymë.

Scott duket se kishte dalluar ambulancën që lëvizte mes turmës dhe kishte ndaluar performancën për disa momente, por më pas ai zotohej se “Do të bëj të dridhet këtë dreq toke!,” dhe rinisi shfaqjen.

Në një tjetër video të postuar në rrjetin Twitter shihen njerëz që thërrasin “Ndalo shfaqjen!” por me shumë gjasa ata nuk mund të dëgjoheshin në skenë.

Rrjetet sociale pas tragjedisë janë mbushur me historitë e të pranishmëve të bllokuar mes turmave dhe lëndimit.

“Lëvizja e turmës nisi të shkaktonte panik, njerëzit nisën të humbnin ndjenjat dhe kjo e shtoi panikun”, tha kreu i zjarrfikësve të Houston, Samuel Pena.

“Kemi tetë viktima të konfirmuara dhe dhjetra të palgosur”, tha ai duke shtuar se shkaku i saktë i vdekjeve do të jepet pas ekzaminimeve mjeksore.

Pena shtoi se 17 njerëz ishin dërguar në spital, 11 prej të cilëve me arrest kardiak.

Ndërsa rreth 300 të tjerëve u ishte dhënë ndihmë në vendngjarje për plagë më të lehta, thanë autoritetet.

Të mbijetuarit përshkruanin skenat kaotike të njerëzve të shtypur me njëri-tjetrin, shumë prej të cilëve nuk arrinin të merrnin frymë.

“Ne mbaheshin te njëri-tjetri që të mos ndaheshim nga turma. Nëse lëshoje kapjen, turma të merrte me vete”, tha një nga te mbijetuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat