Sara Hoxha thotë se me Ledrin po planifikojnë edhe për një dasmë

Mediale Vip

Sara Hoxha thotë se me Ledrin po planifikojnë edhe për një dasmë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:16
Sara Hoxha dhe Ledri

Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, së fundmi ka vendosur që të realizojë një video-blog në YouTube me anë të të cilit do u përgjigjet fansave për atë që dëshirojnë të dinë më shumë.

Për të parën herë, ajo theksoi se ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve më të sikletshme që i bëjnë meqë i shmang herë pas here.

“A do bëni dasmë dhe si do e bëni?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.

Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë, problemi më i madh deri më tani që nuk kemi vendosur akoma nëse do të bëjmë një dasmë të madhe apo të vogël, private, modeste, të thjeshtë ashtu siç kam qejf unë. Dhe këtë gjë akoma nuk e kemi vendosur por që kur ta vendosim do e merrni vesh edhe ju, patjetër”, u përgjigj Hoxha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat