​Neymar pas vdekjes së këngëtares braziliane: Do të jem fansi juaj i përjetshëm

Mediale Vip

​Neymar pas vdekjes së këngëtares braziliane: Do të jem fansi juaj i përjetshëm

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 22:36
​Neymar pas vdekjes së këngëtares braziliane: Do të jem fansi juaj i përjetshëm

Këngëtarja e njohur braziliane Marilia Mendonça humbi jetën në një aksident avioni me katër pasagjerë të tjerë.

Në rrjetet sociale e ka dhënë lamtumirën e fundit futbollisti i njohur Neymar, i cili ishte mik i mirë i saj.

Refuzoj të besoj, refuzoj”, shkroi Neymar në Twitter.

Më pas ai postoi pamjet dhe fotot me Marilian.

“Një nga surprizat më të mira që kam pasur në jetën time. Se më këndoni datëlindjen, sa nder! Unë do të jem fansi juaj i përjetshëm. Pusho në paqe – ka shkruar futbollisti.

Ai gjithashtu ia dedikoi golat në lojë. “Dy gola për ju nga admiruesi juaj i përjetshëm”, ka shkruar braziliani.

Pak orë para aksidentit të premten, 26-vjeçarja ka postuar një video në të cilën po përgatitej të hipte në avion.

Mendonça ishte fituese e çmimit Grammy të Amerikës Latine në vitin 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat