E dashura e Jeff Bezos flirtoi me Leonardo DiCaprio-n? Ja arsyeja pse miliarderi e “kërcënoi” publikisht aktorin

Mediale Vip

E dashura e Jeff Bezos flirtoi me Leonardo DiCaprio-n? Ja arsyeja pse miliarderi e “kërcënoi” publikisht aktorin

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:24
Jeff Bezos, Lauren Sanchez dhe Leonardo DiCaprio

Një video e të dashurës së Jeff Bezos teksa i buzëqesh aktorit Leonardo DiCaprio, është bërë virale në rrjet.

Themeluesi i “Amazon” ka reaguar për herë të parë pasi ka parë këto imazhe të shpërndara kudo në rrjet, në qendër të të cilave ishte partnerja e tij, Lauren Sanchez.

“Leo, eja këtu, dua të të tregoj diçka…”, shkroi Bezos krahas një imazhi të vetes ku shfaqet i përkulur mbi një tabelë që lexon, “RREZIK! Shkëmb i pjerrët. Rënie fatale“.

Sipas “The Independent”, tweet-i i Bezos erdhi si përgjigje ndaj videos së shpërndarë nga “Barstool Sports”. Në të shfaqeshin Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez, në Gala Art + Film LACMA, në Los Angeles, duke folur me DiCaprion.

Shumë njerëz që e kanë parë videon, kanë komentuar se DiCaprio dhe Sanchez po flirtonin me njëri-tjetrin. Përgjigjja e themeluesit të Amazon, i cili është 57 vjeç, është pëlqyer më shumë se 26,000 herë. Çifti së fundmi bleu një shtëpi prej 78 milionë dollarësh në Hawaii.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat