”Nuk dua t’i jap shpresa”/ Beatrix: Nuk e pëlqej Kledin

Mediale Vip

”Nuk dua t’i jap shpresa”/ Beatrix: Nuk e pëlqej Kledin

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 13:50
Donaldi, Beatrix dhe Semi

Kledi dhe Beatrix ishin pjesë e një orgnanizimi shumë të bukur nga ‘’Vëllai i Madh’’.

Kledi e zgjodhi këngëtaren për të qenë pjesë e një takimi vetëm për vetëm me njëri-tjetrin.

Pas takimit, banorët ishin shumë ‘’të etur’’ për të bërë pafund pyetje lidhur me përjetimet e dyshes.

Beatrix tregoi se takimi shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e prite dhe totalisht brenda normave.

Kledi nga ana tjetër e ka pranuar prej ditësh se për Beatrix ka një pëlqim dhe se këtë takim e shfrytëzoi pikërisht si një mundësi për ta njohur më mirë.

Pas një diskutimi të gjatë, ishte rradha e Beatrix të tregonte hapur qëndrimin e saj final.

E pyetur nga Einxhel ajo tregoi se për Kledin nuk ka një pëlqim duke i bllokuar kështu rrugën një raporti më shumë se sa shoqëror.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat