Floriana Garo rrëfen përplasjen e saj me vjehrrën për Sali Berishën, tregon edhe çfarë i thanë prindërit e saj

Mediale Vip

Floriana Garo rrëfen përplasjen e saj me vjehrrën për Sali Berishën, tregon edhe çfarë i thanë prindërit e saj

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:14
Floriana Garo dhe vjehrra e saj

Moderatorja Floriana Garo prej 10 nëntorit 2021 mban postin e drejtoreshës së komunikimit të Foltores së demokratëve.

E ftuar në emisionin "Ditë e Re" teksa flet për vendimin e saj për t'iu bashkuar Foltores, Floriana tregon se si e priti familja postin e saj të ri në Partinë Demokratike.

Floriana thotë se me vjehrrën ka qëndrime të ndryshme, për këtë arsye ajo nuk është dakord me postin e ri, ndërsa bashkëshorti dhe prindërit e kanë mbështetur.

Floriana Garo: Vjehrra ime nuk ka qenë dakord. Ajo ka mendime të tjera. Gjithsecili ka mendimin e tij, për sa kohë unë nuk i lejoj të më imponojnë mendimet. Me vjehrrën kemi vendosur mos të diskutojmë për politikë. Im shoq më mbështet. Prindërit e mi më kanë thënë se të admirojmë për guximin, ata më thanë "bravo të qoftë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat