Adele u kritikua për humbjen 'e tepërt' në peshë, por ajo ka një përgjigje për të gjitha

Mediale Vip

Adele u kritikua për humbjen 'e tepërt' në peshë, por ajo ka një përgjigje për të gjitha

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:37
Adele

Kanë qenë disa javë të ngarkuara për Adele, me publikimin e këngës së saj të parë pas gjashtë vitesh dhe intervistat e njëpasnjëshme me British Vogue, Vogue US dhe Rolling Stone. Dhe tani, në një intervistë me Oprah Winfrey, këngëtarja që ka thyer rekorde, është shprehur për vëmendjen që ka marrë që nga rikthimi i saj – veçanërisht kritikat rreth humbjes së peshës prej 45 kg.

Në intervistën e saj për kopertinën e Vogue muajin e kaluar, Adele foli për divorcin e saj dhe se si ajo kishte transformuar trupin dhe shëndetin e saj mendor duke u ushtruar deri në tre herë çdo ditë. Pas intervistës, rutina e saj e ushtrimeve u cilësua “e tepërt” nga disa ekspertë shëndetësorë, me të cilën këngëtarja 33-vjeçare nuk është dakord.

"Unë nuk isha e tronditur dhe as e sfilitur nga kjo - trupi im është objektivizuar gjatë gjithë karrierës sime." -tha Adele për reagimin ndaj humbjes së peshës në intervistën e saj me Oprah. "Unë body postive atëherë dhe tani bodu positive," shtoi ajo, "Nuk është detyra ime të vërtetoj se si ndihen njerëzit me trupin e tyre. Ndihem keq që kam bërë dikë të ndihet keq me veten, por kjo nuk është puna ime. "

Ajo konfirmoi se kishte humbur rreth 45 kg – dhe u bë një “atlete” që mund të ngrinte 77 kg në rastin më të mirë – gjatë një periudhe dyvjeçare, teksa përballej me "sulmet më të tmerrshme të ankthit" dhe i dha fund martesës.

Këngëtarja zbuloi se ndihej e "turpëruar" që nuk mund ta bënte martesën e saj me Simon Konecki, me të cilin ndan djalin 9-vjecar, të funksiononte.

"Unë kam qenë e fiksuar për një familje bërthamë gjatë gjithë jetës sime, sepse nuk kam ardhur kurrë nga një familje e tillë," tha këngëtarja 33-vjeçare. “Që në moshë shumë të re i premtova vetes që kur të kisha fëmijë, do të qëndronim bashkë. Do të ishim ajo familja e bashkuar."

Këngëtarja foli edhe për momentin kur e kuptoi se martesa kishte përfunduar.

“Ishim duke iu përgjigjur disa pyetjeve në një revistë dhe ishte diçka e tipit ‘Çfarë është diçka që askush nuk do ta dijë kurrë për ju?’. Dhe e thashë para tre miqve të mi, thashë: ‘Nuk jam vërtet e lumtur. Unë nuk jam duke jetuar, unë thjesht po eci përpara’.”

Në lidhje me albumin e ri Adele kujtoi frikën se disa tekste mund të ishin shumë private, "por asgjë nuk ka qenë aq e frikshme sa ajo që kam kaluar unë gjatë dy, tre viteve të fundit me dyer të mbyllura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat