Wanda dhe Icardi nuk përmbahen, puthje me pasion para kamerave për t’i dhënë fund krizës

Mediale Vip

Wanda dhe Icardi nuk përmbahen, puthje me pasion para kamerave për t’i dhënë fund krizës

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 09:18
Mauro Icardi dhe Wanda Nara

Kriza mes Mauro Icardit  dhe Wanda Naraës ka marrë fund edhe me një shfaqje publike të çiftit që ka dekretuar paqen në praninë e kamerave me Kullën Eifel në sfond.

Duket se Wanda ka lënë pas krahëve tradhtinë e sulmuesit argjentinas dhe në ditët e fundit të dy kanë postuar dedikime për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Sot ishte dita e “vulës” mbi këtë çështje që u kthye në telenovelën e muajit të fundit.

Provat i ka publikuar Icardi në rrjetet sociale, ku ka postuar videon ku shfaqet ai me Wanda Narën duke u puthur plot pasion para dritave të Kullës Eifel.

Gjithçka teksa filmohet e fotografohet, me siguri si pjesë e intervistës në të cilën Wanda do të tregojë gjithçka për tradhtinë e Ikardit me Çina Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat