Adele rrëfen në këngën e re si ia tregoi të birit se po ndahej nga babai i tij

Mediale Vip

Adele rrëfen në këngën e re si ia tregoi të birit se po ndahej nga babai i tij

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 17:51
Adele

Adele nuk resht së na surprizuari me albumin e saj të ri, "30". Kënga e tretë, "My Little Love", përfshin një mesazh zanor të këngëtares, e cila përpiqet t'i shpjegojë divorcin nga Simon Konecki djalit të tyre të vogël, Angelo.

"Mami ka pasur shumë ndjenja të mëdha kohët e fundit," thotë Adele. "Ndihem pak konfuze."

Kur Angelo pyet pse, nëna e tij përgjigjet:

"Më duket sikur nuk e di vërtet se çfarë po bëj."

"Oh, fare?" djali i saj pyet me theksin e tij britanik, të cilin Adele e imiton ëmbël, "Fare".

Më vonë, këngëtarja i shpjegon Angelo-s:

"Unë e dua babin tënd, sepse ai më dha ty. Ti je gjysma ime dhe gjysma e tij.”

Mes të tjerash, në tekstin e këngës "My Little Love", Adele i thotë të birit fjalët zemërthyese:

"E di që ndihesh i humbur / Është plotësisht faji im".

Adele dhe Konecki njoftuan ndarjen e tyre në prill të vitit 2019 dhe ajo paraqiti kërkesën për divorc në shtator. Divorci u finalizua në mars të këtij viti.

Adele foli për përfshirjen e mesazheve zanore personale në albumin e fundit, në një intervistë për Vogue këtë muaj, duke thënë se albumi në tërësi synon t'u përgjigjet disa pyetjeve që Angelo mund të ketë për prindërit e tij kur të rritet.

"Doja t'i shpjegoja atij, përmes këtij disku, kur ai të jetë në të 20-at ose 30-at e tij, kush jam unë dhe pse zgjodha vullnetarisht të shpërbëja të gjithë jetën e tij në kërkim të lumturisë sime," tha ajo për British Vogue. “Kjo e bënte atë vërtet të palumtur ndonjëherë. Dhe kjo është një plagë e vërtetë për mua që nuk e di nëse do të jem në gjendje ta shëroj ndonjëherë.”

Angelo mbushi 9 vjeç në tetor dhe me shumë mundësi do t’i duhen edhe pak vite që t’i kuptojë mesazhet e së ëmës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat