Përlotet Donaldi: Kam bërë shumë për njerëzit, ata për mua asgjë

Mediale Vip

Përlotet Donaldi: Kam bërë shumë për njerëzit, ata për mua asgjë

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 21:12
Donaldi

Një diskutim i mbasdites ka agravuar në një debat të ashpër mes Donaldit dhe Semit.

I pyetur nga Merdiani, Donaldi deklaroi se nuk është në një lidhje me Borën dhe se nuk mund të vazhdojë të etiketohet si i dashuri i saj.

Kjo gjë revoltoi tepër Semin e cila e prekur tha se Donaldi nuk mund të bëjë këtë deklaratë  sidomos pas puthjes romantike që ai dhe Bora shkëmbyen me njëri-tjetrin.

Kjo kundërpërgjigje e ka mërzitur Donaldin i cili i përlotur i është drejtuar banorëve me këto fjalë:

Unë kam bërë shumë për njerëzit, ndërsa asnjë nuk bëri kurrë një gjë për mua. Nuk më ka pyetur askush nëse jam mirë apo jo. Dua thjesht të më lënë të qetë me jetën time. Po kalohen limitet këtu. Bora është një person që nuk është prezent këtu dhe nuk ka pse të përfshihet fare në diskutime

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat