“Puthja e famshme”, vëllai i Donaldit bën humor me sjelljen e tyre

Mediale Vip

“Puthja e famshme”, vëllai i Donaldit bën humor me sjelljen e tyre

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 19:37
Donaldi/ Bora

Takimi romantik mes Donald Veshaj dhe Bora Zemanit ka qenë ndër më të përfolurit kohëve të fundit.

Dyshja ishin të lidhur prej vitesh, por të ndarë që prej gjashtë muajsh, ndërsa ri-ndezën romancën e tyre pas hyrjes së Donaldit në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP.

Duke marr vëmendjen e të gjithëve, takimi mes tyre po vazhdon të komentohet, ndërsa puthja mes tyre ishte momenti kulminant.

Këtë skenë e ka risjell vëllain binjak i aktorit, Rome Veshja, i cili i ftuar në emisionin e humorit “Portokalli”, bashkë me aktorin Salsano Rrapi rikrijuan momentin.

Video e publikuar në llogarinë e Instagramit nga Romeo, mori komentet të shumta dhe u prit mirë nga fansat e tyre.

Në anën tjetër, mbrëmë (20 nëntor), gjatë një debati me banorët e shtëpisë, Donaldi u shpreh se nuk është i lidhur, pasi ka shumë gjëra për të sqaruar me prezantuesen pasi të dal nga BBV. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat