Meridiani prek banorët në ‘BBV’: Kam humbur babain sepse s’besonte te vaksinimi

Mediale Vip

Meridiani prek banorët në ‘BBV’: Kam humbur babain sepse s’besonte te vaksinimi

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 10:00
Meridiani dhe Iliri

“Vëllai i Madh” i vendosi mbrëmjen e djeshme banorët përballë një tjetër loje. Të ndarë në çifte ata do duhet të debatojnë për tema të përzgjedhura rastësisht.

Ilirit dhe Meridianit i është dashur të debatojnë për vaksinimin e detyrueshëm. Ata cekën argumenta të shumtë duke nisur që nga efikasiteti, besueshmëria.

Në mes të këtij debati, ishte Meridiani ai i cili zgjodhi të tërhiqej për shkak të frikës se do të jepte mesazhe të gabuara në publik.

Ai gjithashtu rrëfeu për banorët emocionalitetin që përmban kjo temë.

”Unë dua ta ndërpres sepse nuk dua të jap mesazhe të gabuara. I bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen, është e vetmja mënyrë shpëtimi. Unë kam humbur babain nga kjo gjë. Mos dëgjoni idjotët që thonë teorira nëpër televizion”,-tha ai i prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat