E papritur, Fifit i bie të fikët gjatë emisionit LIVE në Big Brother

Mediale Vip

E papritur, Fifit i bie të fikët gjatë emisionit LIVE në Big Brother

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 23:35
Big Brother

Sonte ishte nata live e Big Brother VIP, ku rëndom diskutohet për ngjarjet aktuale brenda shtëpisë me banorët.

Sigurisht, u komentua gjerësisht edhe përballja që Fifi pati me Sarën pasi kjo e fundit ndau puthjen e parë me Pajtimin.

Gjatë diskutimit me banorë dhe studion, Balina pati disa komente të forta për Fifin, duke i thënë se ajo dashuron që të ketë vëmendjen në çdo rast.

Këto fjalë nga Balina ishin shumë të rënda për Fifin e cila kërkonte me ngulm dhe në mënyrë të përsëritshme të linte shtëpinë.

“Arbana, dua që në këtë moment të lë shtëpinë”, thotë Fifi që më pas vijon duke humbur ndjenjat

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat