Hande kaloi ditëlindje speciale, Kerem i dhuroi mbrëmje romantike

Mediale Vip

Hande kaloi ditëlindje speciale, Kerem i dhuroi mbrëmje romantike

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 00:47
Hande Erçel dhe Kerem Bursin

Hande Erçel, aktorja turke që e ndjekim nga e hëna në të premte në TV Klan me rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër” festoi dje më 24 nëntor ditëlindjen.

Hande mbushi 28 vjeç dhe kjo ditëlindje e gjeti të plotësuar pasi prej një viti ajo po shijon lidhjen e dashurisë me aktorin Kerem Bursin.

Aktorja postoi sot disa foto duke zbuluar si e kaloi ditëlindjen dhe surprizat që mori.

Fillimisht e nisi me fotot nga surprizat e miqve dhe tortat e njëpasnjëshme e mes tyre postoi dhe një foto ku shfaqet në një mbrëmje romantike në shtëpi me Keremin, teksa trokasin gotat me verë.

“Mund t’ju them se sa speciale ndihem sot, por mendoj se më shumë kuptim ka një falenderim i shkurtër. Sa mirë që ju kam”,-shkroi aktorja krah fotove.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat